• |
ide | kryesore

Solidaritet financiar: Maradona gati të shkurtojë rrogën për të ndihmuar Gimnasian

Sport



Edhe Diego Armando Maradona dëshiron të bëjë pjesën e tij në luftën kundër koronavirus. Legjenda argjentinas i ka komunikuar Gimnasia La Plata se është i gatshëm të ulë pagesën e tij, për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë si ky aktual, me pandeminë e koronavirus që pezullon cdo aktivitet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i klubit, Gabriel Pellegrino, në mikrofonët e Cielo Sports: “Ishte një nga të parët që më tha se nëse është e nevojshme të prekej rroga e tij ta kisha parasysh sepse ishte i gatshëm ta bënte. Flasim për një person që nuk po mendon për fundin e muajit, për paratë, për asgjë, vetëm të punojë e të nxjerrë Gimnasia nga pozita në të cilën ndodhet”.

Por jo vetëm, sepsé ish-Pibe de Oro është kandiduar si ndërmjetës mes drejtuesve të Shoqatës së Futbollistëve argjentinas (Faa) e klubeve për të gjetur një zgjidhje për krizën: “Janë futbollistët që lëvizin botën tonë, pa ata do të ishte një fushë bosh që askush nuk do ta shihte – deklaroi ai – Shumë djem janë dëmtuar, kanë qenë të pafat, por nuk kanë reshtur së luftuari për klubin e tyre dhe është momenti ti mbështesim, ti garantojmë rrogat. Jo të gjitha situatat janë njësoj e duhet të marrim shembull nga Gjermania: lojtarët që kanë patur fatin të fitojnë shumë para gjatë karrierës së tyre, sot duhet të ndërtojnë një fond të përbashkët për të ndihmuar lojtarët e kategorive inferiore. E njëjta edhe për ne trajnerët”, ka thënë ai për ‘Infobae’.

Maradona nuk është i vetmi mes sportistëve argjentinas që janë treguar të gatshëm për këtë opsion. Edhe Carlos Tevez, sulmuesi i Boca Juniors, ka njoftuar një ditë më parë dëshirën për të bërë pa rrogë, në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *