• |
ide | kryesore

Tampone, izolim e grupe nga 8: kështu do të vazhdojë futbolli spanjoll

Sport



Emergjenca koronavirus nuk ende një përfundim për jetët e qytetarëve të thjeshtë, e aq më pak për futbollin. Por Federata të vecanta po punojnë për planin e rinisjes për të mos u kapur të papërgatitur, ja përse Liga në Spanjë ka nisur ti dërgojë klubeve një protokoll – ende jo përfundimtar – mbi rregullat për të ndjekur sapo të rinisin stërvitjet.

Sipas Cadena Cope, që ka papaprirë dosjen, para së gjithash do të dizinfektohen ambjentet e punës: palestra, mjete e struktura. Pastaj futbollistët e familjarët e tyre duhet ti nënshtrohen një tamponi për Covid-19 shtatëdhjetëedy orë përpara se të rifillojnë stërvitjet, në mënyrë që të sigurohen për negativitetin e tyre.

Skuadra duhet të qendrojë e izoluar në hotel ose në qendrat e tyre sportive, ku do të ketë vetëm persona të autorizuar (mes rekomandimeve, prezenca vetëm e një kuzhinieri ose larja e uniformave me alkool më shumë se 96°).

Në fund, stërvitjet e vërteta do të nisin në formë individuale, pastaj në grupe prej 8 lojtarësh e vetëm më pas komplet organika. Në palestër do të jenë maksimumi dy lojtarë njëkohësisht. E nëse do të gjendet ndonjë lojtar pozitiv? Do të futet në izolim, do ti bëhet një tampon skuadrës e stafit teknik e dizifektim i ri i strukturave e kontrolle mjekësore të përditshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *