• |
ide | kryesore

“Testime masive”/ Basha: Nuk dimë përmasat reale. Mjekët thonë kjo është maja e ajsbergut.

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha vazhdon të theksojë se duhet të kryhen më shumë testime për koronavirusin në vend, duke vënë theksin se edhe fqinjët tanë po bëjnë më shumë se dyfishin e testeve tona.

“Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike. E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha.

Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë.

Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv.

Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve. Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër.

Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njenëse janë të infektuar, të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi.” – u shpreh Basha për Ora News.

Pyetjes nëse kjo që po thotë Basha është shqetësim real, apo ka të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19, kryedemokrati iu përgjigj si më poshtë.

“Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale. Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin.” – u shpreh Basha.



8 Comments

  1. O lui prandaj s’ fiton ti se ben pytje koti.
    Ate e di edhe ai qe mbledh kanoce te plehrat.
    Nuk testohemi se ne nuk kemi ku te mbytemi me kaq dhe senatoriumi iku ne Elbasan.
    Ku do shtrohen gjithe ata qe do dalin pozitiv
    prandaj luli njeri ndonje muzike tjeter se kete sta degjon Rama.
    Jo se si pelqen po’ AQ e Ka takatin.

  2. Egziston dhe ky . Rri , rri dhe e ngre nga nje here zerin dhe ky.
    Nuk te harrojme Lulush , jo , nuk te harrojme.
    E dime shume mire cfare njeriu pa shtylle kurizore je.

  3. Ke shume te drejte zoti Basha. Por kaq jane mundesite.
    Perse nuk po ben testime masive Franca , Anglia , Hollanda, SHBAte , e shume te tjere ??
    Sa per dijeni , sot ne Boston u vendos qe te testohen vetem te afermit e atyre qe jane pozitive. Mungojne tamponet . Spitali i Bostonit eshte i mbushur plot .
    Se nuk kane kapacitete dhe materiale. Kjo pandemi i ka kapur te tere gafil.
    I vetmi vend qe ka bere testim masiv eshte Koreja e Jugut.

  4. Lereni ramen te punoj se esht hera e pare qe nuk na e ka me te hedhur mos beni komente leshi ne portale por nje gje u them qe ne shqiptaret po te duam dhe Covidin e mundim

  5. E treta here qe ke dal sot nga vila 2 milionshe e oligarkut,ti nuk po ben propogante do thoshte shpellkari stalin zigur kristi gelbaza fax etj,ti ke hallin e testimeve por lexo nganjehere dhe mediat e huaja ku flasin doktore me fame boterore mos u mer me tritanin dhe titin e vasilit se do ngelesh injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *