• |
ide | kryesore

Vdes një tjetër person nga koronavirusi, shkon në 17 numri i viktimave

Lajme, Të fundit



Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Për fat të keq ka ndërruar jetë mesditën e sotme një tjetër i moshuar i shtruar tek Infektivi.

NJOFTIMI

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.



1 Comment

  1. Kur media thote 17 viktima numri real duhet te 117. Keta legena genjejne se s’duan te hapin panik ne popullate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *