• |
ide | kryesore

700 mijë lekë gjobë për të riun që shkeli karantinën

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, 1 shtetas, në Tiranë, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 223 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.



5 Comments

  1. 4 police per nje gjobe. Shikoni barkun e policit te fryre sikur po pjell. Sa e sa fakir do kete

    mjelur ky “rojtar” i Rilindjes.

  2. pushteti i fb dhe akteve normative. kur na premtoi shtet donte te thoshte pushtet krimi. te gjith jemi vdekatare dhe do japim llogari nje dite. mirepo ti deri ne fund nuk do dish ku e vendin. kjo eshte e bukura. se nuk do ndalesh deri ne fund nga e keqja. kjo eshte.

  3. Ne se ka qene i prekur me virusin, gjoba edhe mundet te egzekutohet, por, nese nuk eshte i prekur e ka dale per nevoja emergjence personale apo familjare, duhet te kete klauzola, sepse kesht sic po vepron policia, eshte nje lufte e eger ndaj njerezve, sepse nuk i vret me plumb apo virus i vret ne ekonomi, aty ku sot njerezit jane me dobet se kurre.

  4. Ne se ka qene i prekur me virusin, gjoba edhe mundet te egzekutohet, por, nese nuk eshte i prekur e ka dale per nevoja emergjence personale apo familjare, duhet te kete klauzola, sepse kesht sic po vepron policia, eshte nje lufte e eger ndaj njerezve, sepse nuk i vret me plumb apo virus i vret ne ekonomi, aty ku sot njerezit jane me dobet se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *