• |
ide | kryesore

Cahill kujton makthin e përjetuar me Sarri: “Vështirë të kishte respekt për atë njeri”

Sport



Nën udhëheqjen e Maurizio Sarri, Chelsea në 2018 arriti të fitojë një Europa League dhe një vend të tretë në Premier League, por natyrisht jo gjithcka shkoi mirë e bukur, sepse mes Blues pati edhe disa lojtarë të pakënaqur (për shembull shfaqja e problemeve me David Luiz), i pati Gary Cahill që në atë skuadër ishte kapiten. “Në gjysmën e sezonit marrëdhënia ime me Sarrin kishte mbaruar, e vështirë të kishe respekt për disa nga zgjedhjet e tij”, sulmon Kahill.

Mbrojtësi i Crystal Palace, duke folur për Daily Mail, ka hyrë edhe më thellë në këtë çështje: “Jam kthyer në skuadër më vonë për shkak të Botërorit dhe kam humbur disa nga këshillat në prag të sezonit, por ai ishte shumë i interesuar mbi taktikën e tij, ndoshta shumë. E dija që duke luajtur 4-5 ndeshje radhazi do ta kisha gjetur sigurinë dhe formën, por nuk e pata kurrë mundësinë”.

Vetëm komplimenta përkundrazi për Antonio Conte, që kishte stërvitur londinezët dy sezone më parë duke fituar një Premier League: “Një trajner i madh, si Mourinho, ishte shumë i vëmendshëm tek detajet. Arrogancë, por në sensin e mirë, bëhet fjalë për besim. Nëse nuk e dije përmendësh se çfarë duhet të bëje në fushe, nuk luaje”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *