• |
ide | kryesore

Del nga spitali babai i Vik Krajës

Paparazzi, Slider



Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmin e mirë për shërimin dhe daljen nga spitali të mjekut Dhimitër Kraja.I ati i Dj-it të njohur Vik Kraja, rezultoi pozitiv me koronavirus pasi iu përgjigj thirrjes së qeverisë dhe iu kthye detyrës si mjek në spitalin Infektiv.Ndonëse kishte dalë prej vitesh në pension ai e ndjeu si detyrë morale që të kthehet në punë dhe t’u vijë në ndihmë të gjithëve në këtë situatë të vështirë.Në fund të marsit u bë e ditur se mjeku ishte infektuar dhe po kurohej në spital. Ndërkohë sot ai ka lënë ambientet e Infektivit për t’u kthyer në shtëpi.

Mjeku është pritur jashtë ambienteve të spitalit nga një automjet privat. Nuk e dimë nëse ai do të qëndrojë ende në karantinë për t’u siguruar që është shëruar plotësisht!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *