• |
ide | kryesore

Florian Binaj i zhgënjyer nga emisioni “Aventurierët”: Tregon antivlera

Paparazzi, Slider



Florjan Binaj është shprehur i zhgënjyer për programin më të ri që ka nisur nga dje, 3 prill në televizionin ku aktori punon, “Top Channel”.

Aktori i “Portokallisë” shprehet në një postim të fundit, se televizioni duhet të edukojë njerëzit dhe të promovojë vlerat, veçanërisht te të rinjtë, por me sa duket, këtë nuk e pa në programin e “Top”-it.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Flori nuk ka përmendur asnjë emër, por duke qenë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.
Në të marrin pjesë 8 të rinj, mes të cilëve edhe banorja e “Big Brother” Donjeta Sejdiu, të cilët bëhen pjesë e sfidave të ndryshme.

Mjafton të shihni videot e puntatës së parë të publikuar në YouTube, për të arritur në përfundimin se gjuha e përdorur lë për të dëshiruar. Mbrëmjen e parë të rinjtë u prezantuan, pinë alkool, kërcyen madje pamë edhe pak striptizëm.



3 Comments

  1. Flor ke plotsisht te drejte.Komplet degjenerim ose me sakt prostitucion i organizuar i cili po shitet per kulture

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *