• |
ide | kryesore

‘Jam pjesë e Europol’, i riu arrestohet pasi kishte thyer karantinën dhe mbante dokumente të falsifikuara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka arresuar një 42-vjeçar nga Lezha, pasi ai u identifikua sikur ishte pjesë e Europol. “Jam pjesë e Europol”, – u shpreh 42-vjeçari, i cili u ndalua teksa lëvizte jashtë orarit të lejuar. Ai edhe u gjobit me 10 mijë lek të reja, për shkak se shkeli Aktin Normativ.

“Në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara“, – thotë policia.

Njoftimi

Përdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Ndëshkohet edhe pasagjeri, me masë 10.000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë aryse.

Strukturat e DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave kufizuese, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Z. Gj. 42 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *