• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Shqipëri, 18 viktima, 333 të infektuar. Harta sipas qyteteve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Viktima e fundit është një 67-vjeçar nga Tirana i cili ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv ndërsa prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67-vjeçari ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Njoftimi i MSH:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.
Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.



2 Comments

  1. Të sëmurët dhe të vdekurit i jep zëdhënësi i ISHP – së. Të shëruarit nuk guxon njeri t’i raportojë, përjashtuar “babait”…kjo është propagandë edhe në këto kushte…. Pse nuk i jep ky edhe lajmet e “këqija”, apo… Punë Ripjelle…

  2. Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka JEZUSIN E KRISHTIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *