• |
ide | kryesore

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Sekretari i OKB apelon për armëpushim global

Planet, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armëpushim global, në mënyrë që t’iu lejohet vendeve të shkatërruara nga luftërat, të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha Guterres, duke iu referuar vendeve në luftë: Sirisë, Libisë e Jemenit.

“Stuhia e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] po shkon në të gjitha teatrot e konfliktit”, tha Guterres.

Ai tha se ka pasur ca përparim pas thirrjeve të tij për paqe më 23 mars, por shtoi se luftimet vazhdojnë në disa vende.

“Nevoja është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve”, tha Guterres në një konferencë për media të OKB-së.

Ai tha se palët e përfshira në konflikte në një numër vendesh, përfshirë Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Kolumbinë, Libinë, Mianmarin, Filipinet, Sudanin Jugor, Sudanin, Sirinë, Ukrainën dhe Jemenin, kanë shprehur mbështetje për thirrjet e tij.

Por, ka dallim të madh midis deklaratave dhe veprave, tha Guterres.

“Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte, madje, janë intensifikuar”, tha ai.

COVID-19 ka vrarë mbi 58,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa ka prekur mbi një milion.



3 Comments

  1. Me ne fund u erdhi dita burokrateve te OBSH-se . Deri dje askush si pidhte keta. Tani po u duket vetja ajatollah qe mund te diktojne sjelljen e gjithe globit. Keni edhe nja nje muaj kohe te derdellisni derisa njerezit te zgjohen e te mos pjerdhin me per derdellitjet tuaja.

    1. asnjeher su fol per shkaqet te mbyllen burimet e krimit padrejtesia ne tok ,por flitet ,vetem per unitet ne perballimin e pasajave te padrejtesis,ne toke,,njerzit nuk mund te perballojn kostot e te keqes pa ven me pare ne pranim si strategji mbulljen e burimeve te keqes,qe eshte vet padrejtesia ne toke ,sistemi interest ,qe nuk pyet per asgje,kur ne si banor te tokes te pranojme te mbyllim shkaqet e burimit te keqes qe eshte padrejtesia atehere uniteti global behet I fuqishem per te perballuar te keqen keshtu uniteti nuk funksionoj eshte me shum nje vetshkatrrim vetmashtrim per te gjith neve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *