• |
ide | kryesore

Një sugjerim për sondazh/ Si të parashikojmë çdo të ndodhë me koronavirusin

-Instant, Lajme, Të fundit

Nga Ylli Pango

Në pamundësi të zbatimit të rekomandimit të OBSH për të kryer sa më shumë testime


Siç jemi të informuar cdo ditë, tek ne testohen(tamponohen) vetëm ata qe shfaqin simptoma të prekjes nga Covid19. Nuk dihet, të paktën përafërsisht, sa njerëz jane te prekur dhe kur parashikohet, përsëri përafërsisht, se kur do te fillojë të bjere kurba. Duhet pa tjetër nje lloj parashikueshmerie se kur mund te hiqet karantina( pa tjeter e domosdoshme), dhe jo pritshmëria e hamendësuar me kufij kohorë që lëvizin nga disa javë në disa muaj. Kjo siç dihet ka sjellë e mund të sjellë gjithnjë e më shumë probleme logjistike për zgjidhjen e mjaft problemeve që kanë njerëzit si emergjenca shëndetësore, nevoja të përditshme, etj, paralizim biznesi, sëmundshmëri të llojeve të tjera, çrregullime të rendit psikologjik etj. Shkurt: ka lindur nevoja për të bërë më shumë testime. Në pamundësi sondazhe. Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, duhet bërë një testim rastësor i popullatës. Me kampionim. Vlerësimi i përafërt i numrit të të infektuarve bëhet siç dihet duke marrë një kampion prej vetëm rreth 1.000 njerëzish të zgjedhur në të gjithë vendin në mënyrë rastësore. Kuptohet sipas kriteresh të njohura statistikore. Tek ne ka njerëz që e njohin mirë këtë specialitet. Për matematikanët është një detyrë e thjeshtë. Në fakt është pak a shumë ajo që bëhet në sondazhet zgjedhore ku kampioni i zgjedhur është përfaqësues i elektoratit. Në rastin tonë sondazhi do të na japë të dhëna për gjithë popullatën në lidhje me numrin e të infektuarve në shkallë vendi, me nje saktësi qe leviz nga 1%-3%, plus ose minus. Do të kishim një vlerësim të përafërt të përhapjes së epidemisë, që në rastin më të keq është më i mirë se mungesa e informacionit dhe hamendësimi mbi bazën e asaj çka na tregon kurba. Kurba  që na paraqitet shpesh mbetet një informacion i pamjaftueshëm, thjesht descriptiv mbi ecurinë e deritanishme të infektimit. Por jep shumë pak mbi ecurinë e ardhshme të infeksionit. Studimi mbi bazën e sondazhit mund të thellohet e detajohet edhe më tej duke dhënë parashikueshmëri  për humbjet e jetëve nga koronavirusi duke marrë parasysh sëmundjet shoqeruese,  parashikueshmëri duke mos i marrë parasysh ato etj. Pra mbi bazën e këtyre dhe të dhënave të mbledhura nga sondazhi, mund të bëhën edhe disa grafikë të tjerë parashikueshmërie. Fjala vjen një grafik që të tregojë ecurinë e infeksionit kur nuk ka sëmundje shoqëruese, një tjetër kur ka të tilla etj. E panjohura e madhe që duhet të bëhet e njohur është: Sa është tek ne në përqindje përhapja e COVID-19 në masën e gjerë të njerëzve që nuk mund të testohet e tëra, dhe ku përfshihen edhe njerëz që kanë shfaqur simptoma, edhe njerëz që nuk kanë shfaqur të tilla. Ndërkohë që ne bëjmë testime vetëm për ata që shfaqin simptoma dhe nuk kemi fare informacion mbi shkallën e përhapjes si virusit në masën e gjerë. Natyrisht e kuptoj që është edhe çështje kostoje, mjetesh, etj. Por gjithsesi mendoj se ja vlen të bëhet duke shpenzuar jo ndonjë shumë kushedi se çfarë për një buxhet shteti. Aq më shumë për një problem kaq me rëndësi. Kjo nuk do të kushtojë më shumë se testimet e kryera deri tani por ka leverdi per kufizimin më të studjuar të masave të karantinimit në të ardhmen, parashikueshmërinë e infeksionit dhe sidomos lidhur me ripërhapjen e tij në të ardhmen më të largët,rihapjen e bizneseve, frenimin e panikut, mënjanimin e risqeve për sëmundje të tjera (për të mos folur për uljen e vëmendjes ndaj tyre) etj. Janë kryer deri tani mbi dymijë testime. Le të  kryhen njëmijë të tjera dhe pas një ose dy javësh edhe njëmijë të tjera në bazë të së njëjtës teknikë. Testimi i dytë do të kryhet për të siguruar një krahasueshmëri të të dhënave të testimit të parë me atë të dytë. Kjo do të na tregojë se si po shkon ecuria e infektimit përafërsisht. Gjithmonë duke supozuar se ne i kemi e do i kemi tamponët e duhur siç është thënë në media. Nuk është humbje. Leverdia sic e thashë më sipër është e shumansheme.

Për ta bërë më të qartë sondazhin e supozuar, po kaloj në disa shifra të thjeshta të njohura nga të gjithë. Sikur të supozojmë se sondazhi do të na japë një rezultat sipas të cilit niveli i përgjithshëm i infeksionit është 1 përqind. Ky është një parashikim le te themi i rastit më të keq. Kjo do të thotë që në vendin tonë duhet të ketë 30000 të infektuar(me dhe pa simptoma të shfaqura). Ndër këta, sipas asaj që thuhet, përsëri me supozim, vetëm 20% do të shfaqin simptoma. Pra rreth 6000. Ndër këta përsëri vetëm 20% do të kenë nevojë për trajtim. Le të themi 1200. Potencialisht me shifrat që kemi deri tani kjo do të nënkuptonte se do të humbisnin jetën 5-6% e tyre. Perafersisht 60 njerëz. Gjithmonë potencialisht, nëse sëmundja do të vazhdonte me po këtë ritëm. Po ritmi parashikohet të bjerë. Këtë do e tregojë sondazh i i dytë. Nëse numri i të infektuarve pas një ose dy javësh(periudha pas së cilës do të bëhej sondazh i idytë) do të ishte 2 herë më i vogël, do të kishim 600 të infektuar nën trajtim dhe ndër ta  do të humbisnin 30 jetë. Gjiththsesi keto jane të dhëna hipotetike për të kuptuar se sa më pranë së vërtetës do të ishim nëpërmjet së paku dy sondazheve(mund të bëhen edhe tre). Pra nëse do të bënim një testim tani dhe një tjetër pas dy javësh, fjala vjen në 20-25 prill, atëherë pasi të vlerësohet intervali kohor, testimi i përsëritur i sondazhit të popullatës do të sigurojë informacione parashikuese se çfarë duhet të presim në të ardhmen e afërt dhe kur mendohet se piku ka rene e kur pandemia do zerohet së paku për këtë sezon që po kalojmë. .

Shtojcë Në Shqiperi janë testuar deri tani 2031 njerëz ndër të cilët kanë rezultuar 304 të infektuar me corona virus. Ndër këta kane ndrruar jete 17. Popullsia 2.877000. Po të bazohemi në këto të dhëna jo përfaqësuese nga ana statistikore, i bie që duhet të kemi mbi 14 % te infektuar me korona virus. Po të  ishte kjo shifër e vërtetë për tërë popullsinë do të ishte katastrofë. Fatmirësisht jo. Sepse tek ne janë testuar vetëm ata që kanë shfaqur simptoma. Ata qe kane ndrruar jete jane 17. Rreth 5.5% e të infektuarve. Këto shifra janë të sakta në përqindje por të bazuara në të dhëna të kufizuara. Por gjithsesi këto u kanë dhënë zë kritikëve. Sondazhi do e saktësonte të vërtetën edhe për këtë. Me një perafersi te kenaqshme. Ne rastin më modest mund të kërkojmë të na dërgojnë metodiken e sondazhit apo studimit nga Instituti Italian qe ka parashikuar përafërsisht ecurinë e ardhme të infeksionit në Itali. Nuk besoj se do të na kushtojë gjë. Që nuk do të na refuzohet jo e jo.

P.S Në rast pamundësie të sigurimit të testeve të mjaftueshëm për të ardhmen, apo të frikës së ndonjë rezultati jo të mirë, të paparashikuar të sondazheve që mund të ngjallte panik, autori i këtij sugjerimi, formimi i parë I të cilit është Matematikan, ju siguron mirëkuptimin më të sinqertë.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Perfundimisht keta kane hallin e numrave dhe jo jeteve njerezore. Cfare do te thote te behen me shume teste? Ja e bere testin, ja jane shume here me shume sec deklaron shteti. Cfare do besh? pervec panikut testi nuk sjell asgje te mire. Frika vret me shume se virusi.

    1. Testime, testime, testime (që të mos gjuajmë me sy mbyllur). Për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar perhapjen e metejshme, testimi në shkallë të gjerë është rrugëdalja e duhur.

  2. Perfundimisht keta kane hallin e numrave dhe jo jeteve njerezore. Cfare do te thote te behen me shume teste? Ja e bere testin, ja jane shume here me shume sec deklaron shteti. Cfare do besh? pervec panikut testi nuk sjell asgje te mire. Frika vret me shume se virusi.

  3. Nga artikulli – [” Duhet pa tjetër nje lloj parashikueshmerie se kur mund te hiqet karantina( pa tjeter e domosdoshme), dhe jo pritshmëria e hamendësuar me kufij kohorë që lëvizin nga disa javë në disa muaj.”]

    Profesor, me duket se nuk e di me çfarë njerëzish ke të bësh dhe nuk e paske lexuar “letrën” që qarkullon mes tyre, ja disa rreshta …

    “Njerëzve do t’ja bëni jetën skëterrë, do ta zgjasni këtë “epidemi” aq sa t’i plasni dhe aq sa na intereson ne dhe armiku i padukshëm do të ngeli i tillë për aq kohë sa ky virus te sjelli realizimin e “planit”, për të cilën kemi punuar aq shume. Nuk na duhen zgjidhjet, perkundrazi gënjeheni popullin, i thoni po i afrohemi ilaçit, pastaj i thoni ah jo nuk ishte ai ilaçi. Thojini koke-zbathurve të rrinë brenda, larg njëri tjetrit 2 metra, të vënë maska, se qe t’a merrni vesh juve këta maskat i kanë ne sy, dhe bëni teatër ne media, dilni juve vetë me maska, bëni sikur ju mbushen sytë me lot, shpërndani “ndihma”, bëni efekte, shfaqje, show, dhe rezultatet vijnë vete” …

  4. Propozimi eshte objektiv dhe Pango eshte matematikan i mire! Mbase duhet permiresuar menyra e marrjes se kampionit por kjo eshte ceshtje sekondare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu