• |
ide | kryesore

Nuk lejohet të kalojnë kufirin, 16 shqiptarë kalojnë natën mes të ftohtit në Kapshticë

Lajme, Të fundit

Shqiptarët vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit. Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë. Mësohet se policia në godanën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri. Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Siç shihet në fotot që sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, të 16 shqiptarët e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën. Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush nuk iu është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar./ BW


5 Comments

  1. Po luftojme corona virusin.
    Shteti grek i le te shkojne ne shtepite e tyre shqiptaret, kurse shteti shqiptar i bllokon ne kufi. Bravo Shqiperia

  2. Mire ua ben . Cfare poupulli jemi ne pa snje pike dinjiteti, pa asnje fije guximi e vleresimi

    per veten. Si mundet njerzit te durojne,shtypjen dhunimin, poshterimin e talljen. Si lejojne
    q ofte ky edhe padishahu tu ndalojne ardhjen ne shtepine e tyre. Po ata police
    a jane njerez, a mendojne per keta qe gdhijne naten ne te ftohte nga nje urdher
    i padrejte e cnjerezor. Si mund te behen mercenare te se keqes.

  3. Daniel, mentaliteti i Partise Komuniste ,me vone e Punes dhe tani Socialiste se aty te te vdesin
    eshte nje mentalitet fashist. Duket se PS nuk perbehet nga njerez por nga bisha. Si nuk
    e vendosni veten ne vend te tyre, si do ju dukej te mos u lene te vini ne shtepine tuaj
    Askush ne bote nuk e ka kompetencen te te ndaloje te hysh ne Shqiperi nese je Shqiptar
    Kjo eshte te dalesh mbi ligjin, mbi te drejten,mbi moralin e mbi Zotin.Zoti u ardhte hakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu