• |
ide | kryesore

“Të vdekurit janë nëpër rrugë, qeveria të bëjë diçka”: apeli i dhimbshëm i lojtarit të Lazios

Sport



Një apel drejtuar autoriteteve të vendit të tij, duke u lutur që situata të mos degjenerojë më shumë. Këtë ka bërë Felipe Caicedo, sulmuesi i Lazios, përmes Tëitter. Nga Ecuadori vijnë lajme të tmerrshme për pasojat e emergjencës Koronavirus. Në vecanti nga qyteti i Guayaquil, më i populluari i vendit, ku vetë Caicedo ka lindur. Rritja e rasteve të infektimit e vdekjet si pasojë kanë provokuar një situatë dramatike, me dhjetëra kufoma të braktisur në rrugë.

Sulmuesi i Lazio, që ndodhet në Roma i vetë izoluar në shtëpi, nuk mund të mbetej i pandjeshëm përballë gjithë kësaj. E ka dashur të japë apelin e tij për të sensibilizuar drejtuesit e vendit të tij të marrin masa më drastike për të evituar që tragjedia të zgjerohet edhe më shumë. “I kërkoj autoritetetve të Ecuador të veprojnë tani përballë kësaj emergjence, duke qenë se në Guayaquil, si në pjesën tjetër të vendit, nuk kanë deklaruar karantinën totale e të detyrueshme. Për të frenuar virusin janë të nevojshme masa serioze e duhen aplikuar tani”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *