• |
ide | kryesore

Tentoi të shtypë me makinë italianin, plagosi rëndë me thikë një shqiptar, arrestohet 31-vjeçari në Kamëz

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Kamëz. Në pranga ka rënë shtetasi Erjon Ceka, i cili akuzohet nga shteti italian për një sërë veprash të rënda penale, si tentativë vrasjeje, vjedhje dhe armëbajtje pa leje.

Sipas policisë, 31-vjeçari ishte dënuar me mbi 13 vite burg nga drejtësia italiane, pasi në 17 janar të vitit 2011, në Asti, Itali, kishte tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Ndërkohë, më 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, kishte vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, kishte plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



1 Comment

  1. Ja dhe shpellkari i intelektualit funksional mziu ta ne prangat e policise cojeni ne itali tani dhe ta mesoje ate punen e sapunit ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *