• |
ide | kryesore

Basha nxjerr VIDEON: Çnjerëzore lënia e shqiptarëve në kufirin me Greqinë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quajtur të pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra shqiptarë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Bëhet fjalë për rreth 60 persona që nuk po lejohen të hyjnë në vendin tonë për shkak se nuk kanë marrë leje dhe kufiri është i mbyllur. Ata po kalojnë netët në të ftohtë dhe orët e fundit kanë bllokuar rrugën për kalimin e kamionëve, por qeveria nuk po i lejon të hyjnë.

Sipas Bashës, një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

“I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit.

Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale” – thotë Basha. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/515860075956684/



20 Comments

  1. Po nuk ishte ky basha, qe tha i pari. TE MBYLLEN KUFIJT PER TE GJITH. Tani ca pati, ndroi mendje. Apo si ti vi per mbare..

  2. Jo sot ,por qe mot ne kemi hequr piken e zeze per te hyre ne shqiperi.Ky alieni Basha as qe e ka iden se per cfare ndodh,ndoshta i duken si pula ose si presh doganat

  3. Mire e the. Ai nuk eshte kryeminister. Dhe ska ca ben e ja fut pordhes si ti vij. SHYQYR ZOTIT. QE NUK ESHTE BASHA KRYEMINISTER, SE NUK DO DINIM NGA TIA MBANIM, ATEHER TA SHIKONIM KUFIRIN. DO ISHIN TE GJITH PER TE IKUR. JO SI SOT QE PO KERKOJN TE FUTEN.

    1. O VEMJE TË PËSHTIRA! O KOMENTUES ME PAGESË! KUR ISHTE BASHA VETËM MINISTËR TRANSPORTI U BË RRUGA E KOMBIT, MINISTËR I JASHTËM DHE I BRENDSHËM U LIBERALIZUAN VIZAT DHE HYMË NË NATO.KRYETAR BASHKIE U BË TIRANA ME PLAN TË PËRGJITHSHËM RREGULLUES, U BË GJYSMA E UNAZËS SË RE, VAZHDIMI I PJESËS TJETËR, FILLOI DHE FINANCOI BULEVARDIN E RI, PAZARIN E RI DHE DHA VETËM 60 LEJE NDËRTIMI NË 4 VJET.KURSE KY PËRVEÇSE BETONIZOI TIRANËN 1 KM RRUGË NË HYRJE TË POGRADECIT SE MBAROI DOT NË 4 VJET!

  4. C’njerezore, te turpshme gjithe keto pamje.
    Vazhdohet me kokefortesi, dhe nuk lejohen shqiptaret te kthehen ne vendin e vet. Cfare pret Rama, qe te tregohet Greku me zemergjere. Jane njerez o i gjate, nuk mund te jetojne ne kufi. Ke qene vete refugjat. Eshte kriminale kjo qe po ndodh. Kane 48 ore aty, dhe i trajtojne sikur te jene kafshe.
    Hape Urgjent kufirin dhe mos i torturo patriotet tane ne kete forme.

  5. Te vjen per te vjelle nga cinizmi i njerit ketu qe ben komente me emra te ndryshem Sa per dijeni o idiot, USA i ka mbyllur kufinjte dhe fluturimet me te gjithe Europen, ama shtetasit e vet i mblodhi. Para tre kater ditesh, “turpi i njerezimit” Trump dhe administrata e tij, moren te gjithe shtetasit amerikane, pavaresisht nga kombesia, qe donin te largoheshin dhe i ktheu ne vend. Ky km yne, qe eshte “nderi i njerezimit” i le shqiptaret ne token e askujt, pa ushqim dhe ne te ftohte. Kufiri eshte mbyllur, eshte e vertete, por asnje shtet nuk i le shtetasit e vet ne kete gjendje ne rruge te madhe. Ky po sillet me bashkombasit e vet, njelloj si nje piktor sikur sillej me hebrenjte. Ndersa ti qe mbron keto veprime, mendo sikur ndonje nga ata njerez te ishte i aferm i yti, po juve edhe trute i keni mavi dhe e vetmja gje qe ju pelqen, eshte mavia

  6. Basha ka faj dhe keta fukarenjet kan faj qytetaret kan faj Po ky gerdalla çfar ben o e denofet zoti ja dhent atje Ku i dhemp me shume .dhe pas i vafshin disa komentusa tè paguar perej tij

  7. Tju vin turp mor maskarej ato jan vllezrit tane.Se paska kaq maskarej SHQIPNIA SA DALIN EDHE KUNDRA VLLEZERVE TE VET.TURP TJU VINE JU VEQ NJEREZ NUK JENI.

  8. E paimagjinueshme! Ca mut shteti eshte, le qytetaret e vet ne kufi si qen. Edhe sikur te ishin 2000 vete nuk lihen, e jo me qe ato jane vecse dhjetra persona.
    Shteti e ka per detyre tju mundesoje kthimin ne shtepi (transportin e paguajne vete spo ja kerkojne qeverise) dhe atyre duhet t’ju behet e qarte te ikin DIREKT ne shtepi te karantinohen per 14 dite. Eshte kaq e thjeshte gjeja o shtet kriminel. Nuk lihen qytetaret e tu, te bllokosh vellezerit e motrat e ti lesh te flene jashte si kafshe. Ato dhe po si zuri virusi do hane plevit duke ndenjur jashte dite nate.

    Po normal, idioti KM gjen kohe e shtrohet per qyfyre me or te tera neper facebukera, “Alo Edi jam”, “Zone e Lire”, e pabesueshme. Nuk ka kryeminister ne bote me rrotkarandashi se ky i joni.

  9. Ai(Rama) ka sulmuar e akuzuar babane e tije, e jo me emigrantet e gjore qe me zi presin te vijne prane familjeve te tyre ne kete kohe pandemie. E, c;fare prisni qe tu thote apo te beje katili?

  10. Kur ka rene Shqiperia ne dore te psikopatit, vetem lajme te tilla do degjojme. Njeri me halucinacione, njeri me delir, njeri ne ajer, njeri kot. Kjo sjellje duhet te irritoj te madh e te vogel. Mizerje

  11. Keshtu eshte kur flet nga vila 2 milionshe e oligarkut nje here cirret te mbyllen kufijte se ka hallin e vet,nje here te hapen se u be deti kos qe ta hajne sa me shume popull qe ky pastaj me lepirsin xixa te vazhdojne te cirren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *