• |
ide | kryesore

“Do iki qederi se është ilaç i mirë Piperi”/ Letra që u la mjekëve të Infektivit 80-vjeçarja me Covid

Pikante



Pak ditë më parë doli nga Spitali Infektiv e shëruar plotësisht një 80-vjeçare nga Vlora. Nënë Vezikoja së bashku me 3 anëtarët e saj të familjes ia dolën që ta mposhtin sëmundjen.

Por e moshuara nuk është larguar nxitimthi nga spitali. Ajo ka lënë një letër të cilën e ka publikuar mjeku Pëllumb Pipero ku 80-vjeçarja falënderon mjekët, infermierët dhe sanitarët.

LETRA

Të dashur djem dhe vajza,
Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë.
Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.
Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Piperi, me shokë.
Faleminderit e shëndet
Veziko 05/04/2020

Image may contain: text

92152913_922394591549925_3720024943484731392_o.jpg



2 Comments

  1. Nene Vezikoja paska shkrim te bukur. Me siguri eshte me te larte. Shkrimin e saj do ta kishin zili shume nga keta studentet dhe nxenesit e sotem, nese vertet nuk eshte ndonje nga ato filmat me skenar rilindje siç i ka qef lali eri.

  2. E ka shkruar -Centrifuga-se Manastirllesha aq shkolle ka, nuk e ka ate shkrim.Jo me Nenja 80 vjecare,A pika ne bythet ju rente .Kishte mendje Nenja te bente Kaligrafi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *