• |
ide | kryesore

“Duhet anulluar i gjithë sezoni i F1”: eksperti i Cirkusit Ecclestone shpjegon arsyen

Sport



Kampionati i Formula 1 2020 duhet të anullohet sepse, me fshirjen e disa Cmimeve të Mëdha për shkak të emergjencës nga koronavirus, nuk do të ketë mjaftueshëm gara për të kurorëzuar “normalisht” kampionin e botës. Është i bindur për këtë ish-numri 1 i Circusit, Bernie Ecclestone. “Duhet të ndalojmë këtë sezon e të rinisim vitin e ardhshëm, sepse nuk shoh si mund të arrijmë të kemi një numër korrekt garash për kampionatin”, ka thënë ai për Bbc.

Rregullat përcaktojnë se duhet të kompletohen të paktën tetë gara për të zgjedhur fituesin e kampionatit. E nëse do të zhvilloheshin ato tetë Cmime të Mëdha e Lewis Hamilton bëhet kampion bote, do të barazonte rekordin e titujve të fituar (7) që i takon Michael Schumacher. “Nuk besoj se do bënte ndonjë diferencë të madhe për Lewis – ka sqaruar Ecclestone -, do të fitonte pavarësisht nga numri i garave. Por do të ishte e tmerrshme nëse fiton me vetëm tetë gara, nuk do të ishte ndonjë farë kampionati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *