• |
ide | kryesore

Goditje me thikë rivales në dashuri: arrestohet e bija e Floyd Mayweather

Sport



Vajza e Floyd Mayweather, Iyanna, është arrestuar me akuzën e agresionit të rëndë me armë vdekjeprurëse, për shkak se ka goditur me thikë një grua në shtëpinë e rapper-it të NBA Youngboy. Sipas asaj që bën të ditur TMZ, 19 vjecarja ndodhet tani në burgun e Houston. Nga ndëtimi i parë i fakteve, është kuptuar se Iyanna mbërriti në shtëpinë e këngëtarit, me të cilin ka një lidhje, duke e gjetur atë në shoqërinë e një tjetre, të ëmën e një nga pesë fëmijëve të tij. Aty ka shpërthyer sherri në kuzhinë, që ka përfunduar me goditjen me thikë të rivales në dashuri.

Sipas disa burimeve, ata që mbërritën të parët në skenë për të dhënë ndihmën e tyre, në orët e para të të shtunës kanë gjetur Lapattra Lashai Jacobs, viktimën, shtrirë në dyshemenë e kuzhinës, ndërsa gjendja aktuale mjekësore e saj është ende e panjohur.

Lajmi për arrestimin e Iyanna Mayweather ka ardhur në më pak se një muaj nga humbja e së ëmës, Josie Harris, e gjetur e vdekur jashtë banesës së saj në Oak Meadow Drive në Valencia, zonë e Los Angeles.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *