• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston dhuron shumën e majme për infermieren me Covid

Paparazzi, Slider



Një infermiere nga Shtetet e Bashkuara, e quajtur Kimball Fairbank, ka rezultuar me Koronavirus dhe është vetëizoluar.

Gjatë një interviste me Jimmy Kammel, ajo ka treguar eksperiencën e saj. Fatmirësisht simptomat e saj janë kryesisht të lehta por megjithatë ajo ka treguar se i ka ndodhur të ndihet “si ta ketë përplasur një tren”. Gjatë intervistës infermierja tregoi sa i vështirë është gatimi dhe sa vuan me dërgesat ushqimore.

Në këtë moment ka  ndërhyrë aktorja Jennifer Aniston e cila ka suprizuar dhe falenderur infermieren. Jennifer i ka dhuruar 10,000 dollarë për t’i shpenzuar në ushqime, të cilat do t’i vinë në shtëpi nga një kompani që ofron shërbimin e dërgesës së produkteve ushqimore në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *