• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston rrëfen se vuan nga agorafobia

Paparazzi, Slider



Në një lidhje telefonike për Jimmy Kimmel Live!, Jennifer Aniston u shpreh se “nuk e ka fort problem izolimin në shtëpi” pasi vuan nga agorafobia.

“Kam lindur me agorafobi,” tha ajo. “Është një makth, megjithëse nuk kanë qenë dhe shumë të vështira për mua këto ditë.” Agorafobia është një çrregullim i ankthit që karakterizohet nga simptoma të ngjashme me ankthin. Personat që vuajnë nga agorafobia e perceptojnë mjedisin rrethues si të pasigurt.

Situatat e agorafobisë përfshijnë hapësira të hapura, vende me shumë njerëz, turma, mjedise dhe transport publik, qendra tregtare ose çdo hapësirë jashtë shtëpisë. Agorafobia zakonisht zhvillohet si një ndërlikim i çrregullimeve të panikut dhe ankthit që përfshin momente frike intensive. Nëse nuk trajtohet, ndjenjat e agorafobisë mund të zgjasin përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *