• |
ide | kryesore

Kutuzov paralajmëron Bjellorusinë: “Në fillim isha krenar, por të tjerët nuk janë budallenj”

Sport



“Në fillim isha gati krenar”. Ish-sulmuesi Vitali Kutuzov, që kulmin e karrierës e pati në Itali me fanellat e Milan e Sampdorias, është i shqetësuar për Bjellorusinë e tij, ku ende luhet futboll, pavarësisht emergjencës koronavirus. “Nuk mund të mendoj që gjithë bota është budallaqe e ne jemi më dinakët – ka thënë ai në një intervistë për ‘Il secolo XIX’ – Tani duhet të kemi kujdes. Kam dyshimin se në vendin tim nuk e kanë kuptuar mirë dimensionin e problemit”.

Kutuzov, 40 vjec të mbushur në 20 mars, jeton tashmë në Varese, por ankthi është i gjithi për vendlindjen e tij: “Në fillim më pëlqente të mendoja se ishim më të fortë se të gjithë në Europë, që po jepnim shembullin e një vendi që nuk ka frikë – pranoi ai – Por me kalimin e javëve, duke parë cfarë ndodh në gjithë botën, jam realist. Nuk do të desha që dikush të përfitojë nga kjo situatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *