• |
ide | kryesore

Ndërron jetë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv ish-trajneri i boksit

Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë para pak çastesh në spitalin Infektiv të QSUT-së, trajneri i boksit Skënder Kurti. Ai trajtohej prej 20 ditësh në këtë spital nga koronavirusi dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Përpara një jave Kurti pësoi vdekje klinike dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar (i intubuar) në reanimacion. Ministria e Shendetesise thotë se prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka që shkruan në Facebook: “Të qoftë dheu i lehtë Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj që këtë herë nuk ja dole!” . Kjo e çon në 21 numrin e viktimave nga koronavorusi në vendin tonë. ©LAPSI.al.



9 Comments

  1. Ti o Johan edhe ne keto fatkeqesi do e zbrazesh halen …. apo ke hall se nuk ta kane shkerdhy fort te gjithe gjinine femnore te fisit….. Vemje

  2. I lehte i qofte dheu dhe i madhi Zot e paste ne meshiren e tij. Ngushellime familjes. Ne nje moment te tille nuk ia vlen te merresh me idiotlleqet e disa njerezve te pa tru. Edhe nje here ngushellime familjes e te rrojne e ta kujtojne ata qe ka lene mbrapa

  3. Ngushellime familjes Kurti.
    Sdoja te merrem me politike.
    Po si su vjen turpe,qe shani me liber shpie.Edhe keto te lapsit qe i lejojne keto komente ne keto dite te veshtira.Duhet ti filtroni ose ti bllokoni qe mos te dalin keto pislliqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *