• |
ide | kryesore

Lajm i mirë nga Italia, bie ndjeshëm numri i viktimave nga covid-19

Lajme, Të fundit



Italia ka raportuar këtë të diel 525 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve ky është nurmi më i ulët ditor që nga 19 marsi. Shifrën e publikoi shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli gjatë konferencës për shtyp. Ai tha se numri i të prekurve aktualisht është 91 246 duke u shtuar me 2 972 raste të reja. Edhe shifrat e personave në terapi intensive kanë pësuar një rënie të lehtë. Ende në gjendje të rëndë janë 3 977 persona. Në total në Itali, të prekurit, viktimat dhe të shëruarit janë 124 632. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *