• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 104 persona u shëruan nga koronavirusi. Si është gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria-e-shendetesise.jpg



Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se veç numrit të vdekjeve në Shqipëri që ka shkuar në total në 20 persona, ka dhe një shifër pozitive për personat e shëruar.

Në total sipas MSH janë shëruar nga COVID-19, 104 persona të prekur.  Ndërkohë që shifrat në total vazhdojnë të rriten dhe të shkojnë në 361 persona në gjithë vendin.

Ministria ka bërë të ditur se 5 pacient janë në terapi intensive në Spitalin e Infektivit, dhe një person është i intubuar.

Ndërsa në spitalin  e Sanatoriumit janë 6 pacientë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë”, thekson Ministria e Shëndetësisë.



4 Comments

  1. Keta te degjeneruer e mafioze te shpifur te bejne qorr ne mes te dites , nuk thone se Jan kampion te vdekjeve ne ballkan por peendin te sheruarit , keta do sheroheshin edhe ne kushtet e shtepis sepse organizmi i tyere e ka perballuar coronavirusit . Le te ma thone sa paciente Jane sheruar nga terapia intensive . Nuk hoqet dore nga mashtrimet e neveriteshem o bastard

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *