• |
ide | kryesore

Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja. Ai prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dalja e tij e fundit për media ishte ajo në festën e 80-vjetorit të lindjes që miqtë e teatrit i organizuan.

Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939.

Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”



6 Comments

  1. Respekte Gezim Krujes!
    Na ka mbajtur gjalle me humorin e tij ne kohen me te veshtire per ne shqiptaret, ne kohen e diktatures komuniste me te eger ne Evrope!

  2. Keqardhje per nji nga aktoret ma te spikatur te humorit Shkodran!!!
    Shpirti i Tij shkofte n’Parajse!
    Ka me ken i paharrueshem!
    Ngulleshime familjes e farefisit!

  3. Ah Gezim…..
    Te faleminderit per humorin qe na dhe,
    jene rritur me batutat u tua.
    Ike ne nje moment qe askush nuk mundet
    me te dhane respektin qe meriton.
    Je kene shtylla e humorit ne Shkoder e Shqiperi. Ngushellime familjes Kruja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *