• |
ide | kryesore

“Nuk ke lejeee…”/ Si u përzu jahti luksoz nga porti i Durrësit (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Një superjaht luksoz i “Omnicom Group”, mbërriti në portin e Durrësit, por u largua menjëherë nga aty nga autoritet vendase. Jahti që u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime, ka pasur probleme për të kryer këto veprime.


Mësohet se Kapiteneria e portit e ka vonuar gjatë së shtunës ndërsa të dielën për shkak të karantinës nuk ka arritur t’i plotësojë nevojat që ka pasur. Jahtit i është kërkuar të lëvizë, megjithëse pronari i saj tha se është i pajisur me lejet përkatëse.


Siç duket edhe në një video të publikuar nga Auron Tare, jahti është larguar pasi autoritetet i kanë thënë se “nuk kanë leje për të qëndruar”. Tare thotë në një shkrim të gjatë se sjellja e autoriteteve portale është e ngjashme me atë të Mihalit dhe reagimit të tij ndaj turisteve spanjollë verën e kaluar.

“Anija e famshme e cila kerkoi leje sipas rregullave per tu future ne Port per tu furnizuar per arsye te situates qe dihet nuk u furnizua dot diten qe erdhi. Dhe sipas rregullit kerkoi leje per te qendrua fund- javen ne Port deri te henen qe hapen perseri zyrat e shtetit shqiptar. Autoriteti Portual sipas rregullit i dha leje por “Mihali I Kapitenerise Shqiptare” ne kete rast Paulin Ndreu me ane te Mihaleve qe ka nen urdhera “e rrahu” gjithe diten Kapitenin dhe ekuipazhin e kesaj anije per ta larguar nga Porti.

Duke e kercenuar me burg dhe plot fjale fyese. Po perse do pyese ndokush? Sepse Zoti Ndreu dhe Ministrja qe perfaqeson kane nxjerre nje urdher (po ate dite qe erdhi anija) se jahtet duhen te largohen se pengojne anijet e mallrave. Nderkohe Porti Detar ju jep leje per te qendruar, Kapiteneria i perze nga Porti me nje gjuhe rrugacesh dhe arrogance tipike per vulgun shqiptar” –shkruan Tare në Facebook. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. O Tare , leri pordhet se ata te jahteve bejne si nejne. Merru me hallet e shqiptareve ne kete kohe te veshtire. Mos bej gjithnje avokatin dhe bythelepiresin e te pasurve. Do ta bejne nje xhiro dhe sikur te shfaqesh me dinjitoz.

  2. Esht ber lapsi si fuksat e lagjeve dikur qe gjurmonin per antena maje terracave. Lapsi gjurmon me qiri per fleterrufe

    sbehet ky vend jo. eshte i thelle geni spiunllikut

  3. Edhe ti Auron cop mishi je, por pergjegjesit kryesore jane injorantet e ministrise.
    Fusha detare ashtu si ne shume vende, e ka te nevojshme nje ministri detare, mjaft me hajdutlliqet e belinda ballukut

  4. @ kavajsi
    Ti Mavi je por u shkriva se qeshuri se
    Na kujtove fuksat e lagjes qe fusnin koken ne hale per njecike spiunllik
    Po’ cudi sot i gjen neper poste e administrate te gjithe.
    Rrofsh o kavajs.

  5. Auroni e ka biznes kete or miq,ne emer te grus,nuk leh kot ky se i ka dhene provat,vec kur i preket biznesi .E vodhi e griu vendin dhe eshte mesuar i hedh nje kocke e qep,i peket xhepi del ben si llazore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu