• |
ide | kryesore

Pas testit pozitiv, kryeministri britanik Johnson shkon në spital

Lajme, Të fundit



Kryeministri britanik Boris Johnson ka shkuar në spital për të kryer një test tjetër për koronavirusin. Arsyeja e transportimit në spital nuk ka qenë gjendja e rënduar prej koronavirusit por testimi pasi e rekomandoi doktori i tij.

Johnson këto 10 ditë është vetëkarantinuar bashkë me të fejuarën e tij Carrie Symons e cila Carrie Symons e cila gjithashtu është e prekur nga COVID-19 por pret dhe një fëmijëme kryeministrin britanik.

“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“,  – tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *