• |
ide | kryesore

Pipero: Çfarë presim në javën e 5-të të pandemisë në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Me përmbylljen e javës së katërt që kur koronavirusi ka prekur Shqipërinë, mjeku Pëllumb Piperi shprehet se numrat e javës së fundit që pësuan një rritje ishin brenda parashikimeve. Ai shprehet se të njëjtat shifra pret edhe gjatë javës që vjen. Deklaratën ai e bëri në përgjigje të biologut Et’hem Ruka i cili po sot ngriti shqetësimin lidhur me rritje e lartë të kurbës në 3-4 ditët e fundit.

“Per fat te keq ditet e fundit numri i te infektuarve me COVID-19 ka ardhur duke u rritur. Nese vazhdohet keshtu i gjithe karantinimi i deritanishem do te behet i pavlefshem. Une po i ve keto grafike per te sensibilizuar miqte e mi ne Fb, meqenese te dhenat e shkeputura shpesh nuk krijojne pershtypjen e plote se cfare po ndodh. Konstatoj per fat te keq se interesi per te dhenat eshte i vogel, ndaj ndoshta nuk ja vlen te vazhdohet me kete rubrike” – shkroi Ruka.


Image may contain: textNo photo description available.

Por mjeku Pellumb Pipero thotë se këtë e quan këtë një “shesh-pushim” dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Por mjeku thotë se ka 3 indikatorë që kanë ndikuar tek kjo kurë, masat e qeverisë, këshillat mjekësore, gjurmimi i rasteve dhe testimi por dhe qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.

“…duke e falenderuar profesorin e nderuar, por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!” – shkruan Pipero. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Na çave menderen: në çdo dalje nuk harron të thuash “falë masave të marra nga qeveria”, ështl turp që një profesionist i mirë të shprehet kështu, kur të siguroj unë që nuk jam profesionist se edhe po të mos ishin marrë këto “masa nga qeveria” prapë në këtë nivel do të ishim.

    Nuk ja kanë dalë dot qeveri të tjera vërtetë të afta ta ndalin përhapjen e coronavirusit, do ta ndalë qeveria e injorantëve, të paaftëve dhe hajdutëve., në fakt edvin langaraqi është qeveria.

  2. Po ik o shimpaze mos dil me se je bere me karagjoz se ai qe te urdheron. Deri dje thoje e kaluam pikun sot del e thua ndryshe

  3. Ky eshte bole me xhufke. Shqiperia ka numrin me te larte te vdekshmerise ne rajon edhe pse ka moshe mesatare te ulet. E vetmja qe mund te krenohet qe ka marre masa ne kete rajon eshte Kroacia qe i filloi testet e para dhe qe ka perqindjen e vdekshmerise ndoshta me te ulet ne Europe. Ketij Piperos i ka thene shefi te llomotise per Spanjen e Italine (qe jane realitete ekonomike, sociale, dhe moshore shume te ndryshme)dhe jo per Ballkanin ku ne jemi te fundit pothuajse ne te gjitha aspektet. Pipero eshte bythe e shitur(e kam thene qe ne fillim kur te djathteve i’u dukej si i veti) dhe te vjen per te qesh kur thone qe Rama po degjon ekspertet, kur ne fakt ne kete situate ai kopjoi ate qe bejne Italianet dhe shumica e botes minus vjedhjen me koncensione. Rama eshte i paafte te jete novator ne ndonje gje qe lidhet me ide politike apo menaxhimi. Njeri me tru te rrafshet por me gjuhe te sperdredhur. Te vetmet gjera per te cilat pervec llapes i punon edhe truri jane vjedhja e zgjedhjeve dhe kapja e pushteteve. Duke qene se per keto gjera kane qene te afte dhe barinj pa asnje klase (Korleonet etj., etj. etj.) dyshoj se IQ e Rames e kalon 90.

  4. Para 1 jave thate qe nqs nr do ulet ose do ngelet ne keto shifra jemi mire ne rast te kundert pra nqs nr do rritet Shqiperia mund te kete modelin Italian. Tani kete jave ne fakt jane shtuar ne krahasim me javen e kaluar. Kjo nuk dmth qe eshte faji i popullit por karantina nuk kishte vlere pasi ne kohen kur Italia ishte zone e kuqe Kryepalla jone sillte me mijra njerez me avion e anije duke i mat temperaturen me dore ne balle. Shpresoj qe jo por mos nderro mendim shpeshhere zoti Pipero.

  5. Pipero he bere si ato breket e palara qe kane ngelur 3 dite pa u nderruar, je bere me zhuls se Edrama qe te paguan dhe turp te qofte se nga nje zyrtar sh model I Ministrise se shendetsise je kthyer ne nje prezervativ supermarketi te cilin Rama e ve dhe e heq cdo dite neper ekranet e tv.

  6. Nuk ka më turp, kur një mjek flet me gjuhën e partisë- shtet, duke u munduar të na mbushin mendjen se falë partisë dhe sh. Edvin kemi arritur të jemi më të këqinjtë në rajon për vdekjet, për testimet, për ndihmën ndaj popullatës e shumë problemeve të tjera. Ne s’kemi maska, s’pranojmë testime as kur tjetri thotë se ka simptomat e COVID-19 e të tjera faqe të zeza si këto. Asnjë statistikë nuk është e saktë. Një sjellje e tillë nuk i duhet mjeksisë, nuk i shërben popullit as njerëzisë. Mos na dil më sepse na duket sikur po flet me gojën e Ramës. Lexoje edhe një herë Betimin e Hipokratit dhe fiksoje mirë. Njërëz pa shtyllë kurrizore e tru të mbushur me silikon partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu