• |
ide | kryesore

Rebelimi i presidentit të Brest: “Nuk e coj skuadrën në Paris, ndalemi këtu”

Sport



Përmes kolonave të l’Equipe, presidenti i Brest, Denis Le Saint, lëshon një apel që Ligue 1 të mbyllet me kaq. “Shëndeti është një faktor esencial që duhet të na cojë të marrim vendime të forta. Futbolli nuk është prioriteti sot – ka thënë ai -. Eshtë një hobi. Francezët nuk kanë dëshirën më të vogël të futen në një stadium e ndeshjet me dyer të mbyllura nuk bëjnë askënd të ëndërrojë. Nuk ka kuptim të luhet në këto kushte. Aspekti financiar është një gjë, por shëndeti është shumë më i rëndësishëm”.

Pronari i klubit breton, i 14° në Ligue 1, ka lajmëruar se nuk do ta dërgojë skuadrën e tij në Paris, që është përcaktuar si epiqendra e emergjencës koronavirus në Francë, e bashkohet me vendimin e Belgjikës për të ndaluar. “Për mua është jashtë cdo diskutimi të coj skuadrën time në Paris në maj apo qershor për të luajtur ndeshjen kundër Psg. Rreziqet janë shumë të mëdha. Kam shumë respekt për lojtarët e stafin tim për ti vënë në rrezik. Nga pikëpamja ime, sezoni i Ligue 1 mbyllet këtu. Kampionati duhet të mbyllet. Procesi për të kaluar virusin do të jetë i gjatë e gradual, nuk duhet të lëvizim shumë. Belgët duan të ndalen, italianët e spanjollët nuk do të ndalojnë. Ne nuk mund të rinisim“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *