• |
ide | kryesore

Teoria e konspiracionit e Van Gaal: “Duan të ndalojnë kampionatin, për të përfituar nga kriza”

Sport



Të luhet edhe në verë por të mbyllet sezoni apo të ndalet e të mendohet menjëherë për 2020/21? Debati është i hapur në të gjithë Europën, duke i ndarë palët në pozicione kundërshtuese. Louis Van Gaal, ish-trajneri i Hollandës, reshtohet në favor të teorisë së parë, duke sulmuar egër ata që mendojnë ndryshe: “Është skandaloze mënyra se si përdoret shëndeti si justifikim për të diskutuar nëse do të kthehemi për të luajtur apo do të ndalojnë përfundimisht kampionatet”.

Debati i trajnerit i referohet Hollandës, por mund të shtrihet fare mirë në të gjithë Europën, për ata që e mendojnë si ai: “Futbolli tani për tani nuk ka shumë rëndësi, por kur të sigurohemi se virusi është mundur, duhet të mbyllim kompeticionet. Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushë, jo për të thënë: pas 25 ndeshjesh mbyllim gjithcka e shpallim kampion Ajax”.

Van Gaal vazhdon arsyetimin e tij: “Meqë ra fjala nuk duan të luajnë ata që janë në pozicion të mirë ose jashtë zonës së rënies nga kategoria. Klube që abuzojnë nga kriza për interesat e tyre dhe e bëjnë të duket si një cështje e shëndetit publik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *