Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi, kryetar i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka konfirmuar në emisonin “Opinion” se deri tani në këtë qytet kanë kanë humbur jetën 12 shqiptarë. Ai tha se 10 shqiptarë raportoheshin në zonën e Bronx ndërsa 2 të tjerët në Long Island.
Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15. Numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10 300 viktima në të gjitha shtetet.
Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4 700 viktima. Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet. Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit. Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm. ©LAPSI.al
Nuk eshte e vertet sa Shqiptare kane vdekur ne New York ky eshte 1 mashtruse beni gabim qe besoni nje mashtruse ashtu si mashtroj per Guvernatorin Cuomo
Nga i di ky…i njeh te gjith shqiptaret qe jan ne ny.??? Apo i marin leje ktij para se te smuren..Ci keni kto lajme vetem per klikim
Po ky roje funerali eshte
Pse dhe ne amerike nuk mjek qe te kujdesen per shqiptaret,salihu duhet te nderhyjr te obsh