• |
ide | kryesore

12 shqiptarë humbin jetën nga koronavirusi në New York

Lajme, Të fundit



Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi, kryetar i Shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka konfirmuar në emisonin “Opinion” se deri tani në këtë qytet kanë kanë humbur jetën 12 shqiptarë. Ai tha se 10 shqiptarë raportoheshin në zonën e Bronx ndërsa 2 të tjerët në Long Island. 

Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15. Numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10 300 viktima në të gjitha shtetet.

Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4 700 viktima. Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona. 

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet. Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit. Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk eshte e vertet sa Shqiptare kane vdekur ne New York ky eshte 1 mashtruse beni gabim qe besoni nje mashtruse ashtu si mashtroj per Guvernatorin Cuomo

  2. Nga i di ky…i njeh te gjith shqiptaret qe jan ne ny.??? Apo i marin leje ktij para se te smuren..Ci keni kto lajme vetem per klikim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *