• |
ide | kryesore

A do shkojë Kosova në zgjedhje të reja? Flet Thaçi

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pyetur nëse do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme, tha në emisionin “Open” me anë të një lidhje në Skype se do zbatojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Presidenti i Kosovës do të zbatojë në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kryeministri Albin Kurti është rrëzuar me 85 vota. Pra janë 2/3 e Kuvendit që kanë votuar kundër Kurtit. Ai kërkon zgjedhje, por janë 90 deputetë kundër tij. I kam ftuar të gjithë anëtarët e partive dhe më kanë shprehur se janë të gatshëm për të krijuar një qeveri të re dhe të mos shkojnë në zgjedhje” – tha Thaçi.

Sipas kreut të shtetit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verifikoi edhe Gjykata Kushtetuese” – tha Thaçi.



4 Comments

  1. HASHIM THAQI,EDI RAMA ,ALEXANDER VUCIC ,BATON HAXHIU DHE MERO GELBAZA NE NJE SHTRAT ME ERDOGANIN NE TURQI thotë:

    IK OR HASHIM BOLJA,SHPALLI ZGJEDHJET E REJA DHE ALBIN KURTI DO TI FITOJ I VETEM ,KURSE JUVE HASHIM THAQI DO TE IKNI NE SHTRATIN E ERDOGHANIT NE TURQI,

  2. E pashe dhe e degjova mbreme Thacin ne Tv. Sa ma shume flet aq ma pak eshte i besushem. Me vjen per te vjell kur Thaçi e lloji i tij flasin per respektim kushtetute. Kam nje kerkese nga gazetaret: perse nuk intervistoni serbet se çmendim kane per bisedimet dhe per planin qe qarkullon ne medja se do ndahet kosova. Keshtu qe nuk kemi perse lodhemi duke degjuar Thaçin e kompani!

  3. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  4. Kjo që po pretendojnë të bëjnë Hashimi, Isa dhe Kadriu, me satelitët zvarranik Ramushin dhe Fatmirin, nuk është gjë tjetër pos, vjedhje Kushtetuese e votës së lirë dhe vullnetit të popullit dhe rikthim në pushtet i nepotizmit, krimit dhe korrupcionit endemik në Kosovë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *