• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Lajme



Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum.

Sipas  informacioneve paraprake bëhet e ditur se tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë dhe janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Më pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar  në kanal.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar për në spital të plagosurit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *