• |
ide | kryesore

Alban Musa largohet nga programi, tregon konfliktet me drejtuesit (Foto)

Paparazzi, Slider



Alban Musa prej disa vitesh është pjesë e mëngjeseve televizive, si moderator në programe të ndryshme. Këtë periudhë, krahas aktrimit në teatër, ai drejtonte së bashku me Suada Dacin programin “Rreze Drite” në “Report Tv”. Ndërkohë sot, me anë të disa postimeve në Instagram, Albani ka bërë me dije për ndjekësit e tij se është larguar nga emisioni dhe nga televizioni ku ishte pjesë prej disa kohësh. Ai jo vetëm konfirmoi largimin por jep edhe arsyen pse e la në mes këtë eksperiencë. Mesa duket moderatori ka dhënë dorëheqjen për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e televizionit dhe thotë se për të është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë. Po ashtu ai i thotë dhe fjalët më të mira për kolegen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *