• |
ide | kryesore

Arbenita jep intervistë për ndjekësit në Instagram, nga operacionet plastike e deri te dashuria për Feron

Paparazzi, Slider

Arbenita Ismajli është treguar e sinqertë në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilat kanë dashur të dinë më shumë rreth jetës së saj private.
Ajo ka zbuluar disa të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me Feron, apo ndërhyrjet estetike. Së pari modelja bukuroshe ka zbuluar gjestin që e bëri të dashurohej pas reperit shqiptar.

Ajo shkruan se Fero është treguar “tamam burrë” që në fillimet e lidhjes kur e mori në shtëpinë e tij dhe deshi të njihej me familjen e saj. Arbenitës i ka pëlqyer fakti që Fero nuk e ka mbajtur sekret lidhjen.


“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

Gjithashtu ajo ka zbuluar ndërhyrjen e vetme estetike që ka, jo në fytyrë por në gjoks. Arbenita ka bërë reduktim të gjoksit, dhe ka realizuar dy ndërhyrje pasi e para nuk ishte e suksesshme.
“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni”!, shkruan modelja.

Dyshja mbetet një ndër çiftet më të njohur dhe janë përfolur shumë për ndarje, por me sa duket, gjërat po ecin për mrekulli mes tyre. Fero i cili njihet si një “bad boy” ka treguar më herët se koleget kanë flirtuar me të, por tani jo më, pasi reperi është i zënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu