• |
ide | kryesore

Basha vë alarmin: 4 policë të infektuar në Has, kolegëve nuk u bëhet testimi

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në emisionin “Opinion” se 4 efektivë të Policisë së Shtetit në Has kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

“Kanë qenë në detyrë gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë qenë në kontakt me qytetarët , kanë qenë në kontakt me punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë së Hasit. Shkoni dhe pyetini sot, të gjithë kolegët në Polici që kanë pasur kontakt me efektivët që kanë dalë pozitiv dhe që kanë pasur simptoma.

Kërkojnë të bëjnë testin, sepse kanë familje, kanë fëmijë, kanë bashkëshortë, kanë prindër, nuk ua bën kush testin. Është normale kjo? Këtë po kërkojmë, kjo nuk është normale, kjo është kriminale. Prandaj kemi tre javë që kërkojmë testim sepse në qoftë se nuk bëjmë testime, nuk kontrollon dot” – tha Basha.

Basha tha se kryeministri Rama ka dalë para çdo specialisti dhe ka dhënë urdhra për gjithçka.

“Pasi kemi tre javë që kërkojmë rritjen e testimeve ai po “lan duart” dhe po thotë këtë e kanë ekspertët. Ekspertët po kërkojnë testime. Ju e kishit ekspertin në studio. A kërkoi testime eksperti? Po përse t’i biem vërdallë çështjes.

Që nga ekspertët ndërkombëtarë e ekspertët kombëtare e çdokush tjetër kërkojnë testime. Por që të testosh, duhet që qeveria të sigurojë tampona. A e di ti se sa tampona ka Shqipëria sot? Përse nuk bën transparencë? Ia kam kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pothuajse 10 ditë më parë: “Bëj transparencë sa tampona ke?” – tha Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ne keto kushte ato nuk kane te drejte as te karantinohen sepse duhet te shkojne ne pune duke infektuar edhe te tjere. Kjo eshte absurde.

  2. Po e tha salihu dhe pas tij luli eshte patjeter e vertet,shko mor luli ndihmo me te ardhura njerzit ne nevoje,bej dicka dhe ti ne kete dynja si ben dhe ai miku yt Naci shperndan nga nje qese me ushqime per te varfrit,eshte momenit te pastrohesh o luli per cfare te keqe i ke bere ketij populli ne 13 vjet pushtet

  3. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  4. KY MASKARA KRYPEDERAST I MORI SHQIPTARET NE QAF I SHKATERROJ ME DEMOGAGJI FJAL BOSH .VEPRIME KUNDRA KOMBIT KUNDRA NJERZIMIT TE STILIT JOLEZA

  5. Alarmin e ben mire ky. Tani po e kuptoj pse nuk e heqin nga pd bashen. E mbajn si siren te shqupi.
    Luli kryeminister.. HIHIHIHI

  6. Zybe HiHiHi … beja sateme o kelysh i mashtruesit Rama . Argomento me fakte dhe jo te derdellisesh budallalleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *