• |
ide | kryesore

Covid-19/ Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të shtretërve spitalor, Gjermania rekord në Europë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në luftën kundër Koronavirusit duket që rol vendimtar do të kenë kapacitet spitalore. Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të ulët të shtretërve në spitale në raport me popullsinë, po ashtu edhe Spanja dhe Italia, të cilat deri më tani janë më të goditurat  nga pandemia në Europë. Nga ana tjetër renditet Gjermania, e cila mban rekordin në Europë, duke reflektuar kështu se kapacitetet spitalore janë një faktor për luftën kundra Covid-19.

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në krahasim me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.


Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjet e Monitor, ka rreth 3.9  shtretër për 1000 banorë, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Vendet e prekura më së shumti në Europë nga Koronavirusi, Italia dhe Spanja, numri i vdekje ka kaluar edhe Kinën, vendin nga ku pati zanafillën virusi kanë gjithashtu një numër të ulët shtretërish, me një diferencë shumë të ulët më Shqipërinë. Kështu në Itali sipas Eurostat ka 3,2 shtretër për 1000 banorë, vetëm 0,1 më shumë se tek ne, ndërsa në Spanjë ka 3 shtretër për 1000 banorë, apo 0,1 më pak se Shqipëri.

Në kahun tjetër qëndron Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara në Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë. Gjermania është një nga vendet që po vuan prej kohësh pasojat e plakjes së popullsisë, duke rritur kështu edhe kërkesën për shërbime shëndetësorë.

Për këtë i nevojiten edhe më shumë kapacitete spitalore, por edhe burime humane. Së fundmi, Gjermania është shndërruar si një magnet për mjekët e huaj, veçanërisht nga vendet e lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shifrat tregojnë se numri i shqiptarëve që u shpërngulën për arsye punësimi në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur kontrata punë në sektorin e përkujdesjes shëndetësore (mjekë dhe infermierë).

Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.

Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3.

7 Comments

  1. Bravo lapsi per kete krahasim ne me gjermanine,por koha kur salihu e renditi shqiperine pas gjermanise dhe gati sa nuk ja kaluam,por populli e rrezoje salihun dhe per kete fakt ishte nje genjeshter alla salih,sa per shkrimin asnje ne vend nuk e thote qe ne jemi me te miret

    1. Ti mos u ruaj nga virusi, se nuk merret me ty ngaqe falimenton si virus po te kapi ty!
      Ti ruhu nga Salihu, se ta ka perdhunuar trurin dhe te shfaqet kudo!(pervecse duhet te kesh lene dhe nja dy shtepi te Sudja dhe ca milione te Gjallica, per faj te Salihut, kuptohet!)

  2. shkrim interesant por jo i vertet domethene nje genjeshter e madhe ,ne me te mire se suedia danimarka spania .ky eshte numeri i inventarit te krevateve pa dyshek neper magazina

  3. simbas nje artikulli te gazetes shop te dates 05/04/2020 ne shqiperi kapaciteti i shtreteve eshte 8200 qe do te thote 0.3 shtreter per 1000 fryme. kurse simbas shkrimit tuaj Jane 3 per cdo 1000 fryme se do te thote reth 90000 shtreter .do te doja te dija kush nga 2 shkrimet eshte fax news :Jam ne pritje te nje Pergjigje nga ana e redaksi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu