• |
ide | kryesore

Duffy tregon për përdhunimin ditën e ditëlindjes

Paparazzi, Slider



Duffy bëri publike historinë e drogimit, rrëmbimit për disa javë dhe përdhunimit. Ajo shpreson se historia e saj do t’i ndihmojë të tjerët që kanë vuajtur të njëjtën gjë.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja tha se u drogua në një restorant për ditëlindjen e saj, u mbajt peng në shtëpinë e saj dhe më pas u dërgua jashtë shtetit.

35-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Aimee Duffy, foli për herë të parë për ndodhinë traumatike në shkurt dhe rrëfeu gjithë historinë në faqen e saj zyrtare.

Ajo shkruan: “Ishte ditëlindja ime, më droguan në një restorant dhe më pas më droguan për katër javë të tjera dhe më dërguan jashtë shtetit. S’mbaj mend të kem hipur në avion, erdha në vete kur isha në një makinë.

“Më futën në një dhomë hoteli dhe krimineli më përdhunoi. Më kujtohet dhimbja dhe stërmundimi për të ruajtur vetëdijen pasi ndodhi. Ai qëndroi me mua dhe për një ditë tjetër, s’më shihte, më tha të ecja pas tij. Isha disi e vetëdijshme dhe e tërhequr. Ai mund të më kishte hequr qafe.” Ajo thotë se nuk e di ku e gjeti forcën për t’u bërë ballë atyre ditëve dhe shtoi se krimineli kërcënoi ta vriste.

Duffy e ndau me të tjerët historinë e saj sepse “jetojmë në një botë të dhimbshme.” Ajo shtoi: “Shpresoj t’ju ngushëllojë, të ndjeni më pak turp nëse jeni të vetmuar.

“Unë nuk kam më turp nga diçka që më lëndoi. Besoj se nëse flet nga zemra, zemrat e të tjerëve do të përgjigjen. Sado e errët të jetë historia ime, flas nga zemra, për jetën time dhe për jetët e të tjerëve që kanë vuajtur të njëjtën gjë.” Duffy tha se u arratis, por nuk shpjegoi se si ia doli. Shtoi “se nuk e mban mend si u kthye në shtëpi.” Ajo tha se në fillim kishte frikë të shkonte në polici, por ia tregoi rastin e saj një oficereje pasi dikush e kërcënoi ta trengonte para saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *