• |
ide | kryesore

Flet mjeku i Durrësit: Isha me doreza dhe maskë, por u infektova

Lajme, Të fundit



Mjeku i spitalit të Durrësit Beqir Gelaj që u infektua nga një paciente e moshuar, e cila ishte viktima e parë e COVID-19 në Shqipëri ka treguar se si e mori virusin. Gelaj u shpreh në një intervistë për emisionin “Open” se ai kishte maskë dhe doreza, por sërish u kontaminua, pasi nuk kishte veshje speciale.

“Kam qenë mjek roje, pacientja është rënduar atë natë. Erdhe pse kam qenë i pajisur me dorezë dhe maska, unë u kontaminova. Përgjigja për covid-19 nuk ishte ardhur akoma, por ne dyshonim. Kam kontaktuar për përgjigjen e tamponit. Kam qenë me maskë të thjeshtë dhe doreza, nuk e dinim 100% që pacientja ishte me COVID-19. Kur e mësova që isha pozitiv u izolova në shtëpi bashkë me gruan, po s’kam pasur shqetësime të mëdha. Vetëm kollë dhe dhimbje trupi” – tha mjeku. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *