• |
ide | kryesore

Flet Pipero: Covid-19 është tinzar, ta merr pacientin kur nuk pritet

Lajme, Të fundit

Doktor Pëllumb Pipero thotë se gjendja në Spitalin Infektiv paraqitet komplekse.

“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar. Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë.


Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trim është ai që qëndron në shtëpi” – tha Pipero.

Në një intervistë me Skype në emisionin Open në Top Channel, Pipero tha se është e dhimbshme, por edhe tragjik fakti që kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar në terapi intensive për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Është e dhimbshme, është e vështirë shumë nëse futet në trajtim intensiv dhe nëse intubohet por edhe tragjike sepse e mori fillimisht si me lehtësi.

Ky virus nuk kursen asnjë, të gjithë jemi të pambrojtur, e vetmja mënyrë është të shmangemi sa kohë s’ka asnjë medikament beteja me të është shumë e vështirë”, – tha mjeku. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. KJO THENIE E TE MADHIT DOKTOR PROFESOR POLITIKOEPIDEMIOLOG, KANDIDAT

    PER CMIMIN NOBEL Z.pIPERO ESHTE KONKURUESE ME THENIET E TE GJITHEDITURIT

    SHKELQESISE SE TIJ Z. NARD NDOKA.

  2. Pëpi, boll ju lepive kryeministrit por kerkoji prerazi testime ne mase, mundesisht 500 mije ne jave dhe kerko gjithashtu blerjen e respiratoreve dhe shtimin e kapacitetit te shtreterve! Boll ju duruam se po na e shpifni me karantine thjesht per te ruajtur te paprekura parate e koncesioneve! Thirri mendjes, populli nuk eshte kavie ta burgosesh, rezervat financiare te harxhohen per te dale nga kjo situate se parate jane te shqiptareve jo te tarafit te vizatuesit abstrakt! Shpresoj ta lexosh e behu burre..foli psikos cfare te shkrova!

  3. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  4. Po te rrish nate e dite en TV, sigurisht qe pacintet te ikinm per lesh …
    Ne fakt se mos e keni hallin gje tek pacientet ju mjeket e llojit Piparo ?!
    Ju shyqyr qe ju dha ky rast qe tei beni reklame vetes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu