Emigrantet e bllokuar prej 3 ditësh në doganën e Kapshticës, si pasojë e mbylljes së kufijve për shkak të koronavirusit, janë tensionuar, ndërsa kanë vendosur se nuk do lejojnë kalimin e kamionëve derisa të zgjidhet situata e tyre.
Njëri prej tyre, pensionist, shprehet se prej tre ditësh as ka ngrënë e as ka pirë, ndërsa shpreh shqetësimin edhe lidhur me temperaturat e ulta në tokën neutrale Greqi-Shqipëri.
‘Jam pa ngrënë dhe pa pirë, në të ftohtë prej 3 ditësh’, apelon pensionisti.
67-vjeçari Petrit Shaqe, prej tre ditësh vijon të qëndrojë pa ngrënë, pa pirë dhe në të ftohtë në tokën neutrale në Kapshticë, pasi nuk ka autorizimin për të kaluar drejt territorit shqiptar.
“Kam ikur me 29 shkurt në Greqi te vajza se e kisha të sëmurë. Kam 3 ditë, që të premte që jam bllokuar këtu. Jam 67 vjeç, pensionist, me ilaçe e tension dhe nuk po qëndroj dot më. Është ftohtë, bie shi, jam pa ngrënë dhe pa pirë prej 3 ditësh. Nuk kam se çfarë të bëj, këto në kufirin shqiptar nuk më qasin”, shprehet për kamerën e Report TV pensionisti, i cili është nga Korça me banim në Tiranë.
kthehu prap andej nga ishe pra. toc kuklle
Ku tè vej ne piçk tè sateme o rrac e dhjer
dhuna nuk eshte fuqi po munges fuqie. nuk ka qenie me ta pa fuqishme se ai qe dhunon. ky eshte ligji Zotit. ani pse njerzit ndryshe mendojn e ndryshe perceptojn.
Ku ishe o pensionist ne greqi,tani shko futu ne kasolle per 14 dite ha dhe per tre ditet e qefit ne greqi
A e man men daten e zgjedhjeve
Ishe i pari per te votu.
Nji fjale e vjeter thote :
Ja ke Bo vetes.
Taksirat po nuk ka rruge tjeter….perndryshe i bie të kthehen nja 500 mije te tjere per mall