• |
ide | kryesore

Juventus-Inter vazhdon, denoncohen 49 tifozë zikaltër: thyen rregullat anti-koronavirus

Sport, Video



49 tifozë të Inter janë sanksionuar për thyerje të rregullave të vendosura për përmbajtjen e koronavirus (dy edhe për zotërim tymuesesh), pasi në 7 mars bashkë me 350 të tjerë, për të treguar afërsinë e tyre me skuadrën që ditën pasuese do të luante në Torino ndeshjen, me dyer të mbyllura, kundër Juventus, ishin mbledhur në Appiano Gentile (Como) pranë Qendrës Sportive Suning.

Përvec se nuk kishin lajmëruar, tifozët kishin vepruar në thyerje të dispozicioneve të Dekretit Ligj 23 shkurt 2020 për administrimin e emergjenceës epidemiologjike të Covd-19, duke u grumbulluar pa maska mbrojtëse e pa respektuar distancën e sigurisë.

Falë filmimeve të bërë nga personeli i Policisë Shkencore e Kuesturës së Komos, tifozët janë identifikuar e denoncuar tek Autoritetet e drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *