• |
ide | kryesore

Kledi Bahiti nuk e fsheh më lidhjen me gazetaren e sportit

Paparazzi, Slider



Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi.
Lajmi u bë publik prej fillimit të marsit, kur u vu rë se bukuroshja bionde nga Tirana, kishte vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur.

Tashmë çifti nuk fshihet më dhe nuk kursejnë as dedikimet në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja i ka bërë kompozitorit një dedikim romantik në Instagram ku i shpreh hapur dashurinë.
“Lëkura jote dhe lëkura ime mund të ndalojnë kohën…deri në fund”, shkruan ajo në një foto ku shfaqen duke u puthur.

Kuntojmë se pak ditë pas u bë publike lidhja, “Prive.al” tha se ata janë në pritje të një fëmije.
Sipas tyre Kledi dhe Pejana së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *