• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Greqi, 79 viktima, 1755 të infektuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 79 numri i viktimave në Greqi si pasojë e COVID-19.

Nga viktimat në Greqi, 29 përqind janë femra dhe pjesa tjetër janë meshkuj. Gjithashtu, 86% e të vdekurve kishin sëmundje të tjera dhe kryesisht ishin të moshuar.

Ndërkohë që brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 20 persona të tjerë të prekur nga virusi.

Nga rastet e konfirmuara, 361 kishin një udhëtuar jashtë vendit, ndërsa 655 të tjerë kishin pasur kontakte me persona të prekur më parë.

Edhe numri i të shëruarve ka shkuar në 269 ku 9 pacientë lanë spitalin ditën e sotme.

Në një konferencë për shtyp, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias shprehet se masat izoluese të ndërmarra nga qeveria janë duke dhënë rezultate pozitive nga dita në ditë.

Gjithashtu ai shprehet se muaji prill do të jetë një prej muajve më tëvështirë për vendin në luftën kundër pandemisë, ndaj dhe masat do të mbeten strikte.

Që prej izolimit të vendit në vend janë aplikuar 21,308 gjoba për shkelje të masave të vendosura nga qeveria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *