• |
ide | kryesore

Lamtumirë Radomir Antic: një nga të paktit që ka drejtuar Real, Barça e Atletico

F1, Sport



Një sëmundje e gjatë, luftën kundër së cilës nuk e fitoi dot: është ndarë nga jeta në moshën 71 vjecare Radomir Antic, ish-futbollisti e trajneri serb që në Spanjë kishte gjetur një atdhe të dytë, duke u bërë një nga të paktët teknikë që është ulur në pankinat e Real Madrid, Atletico e Barcellona. Lajmin e ka dhënë Atletico Madrid, klubi me të cilin Antic ishte më i lidhur e më të cilët kishte arritur suksesin më të madh: ‘doblete’ në 1996.

TITUJ NË JUGOSLLAVI E TURQI — Antic luante si mbrojtës e kishte nisur me Sloboda di Uzice, duke kaluar më pas tek Partizani i Beogradit me të cilin fitoi kampionatin jugosllav në 1976. Pak ndeshje me kombëtaren e nisja jashtë kufijve: një vit tek Fenerbahce, ku fitoi titullin në Turqi, pastaj Saragozza e Luton Toën.
SUKSESET E PARA — E la futbollin aktiv në 1984, por Antic mori drejtimin e Partizanit vetëm një vit më vonë, duke fituar dy tituj në dy vitet e para. U thërrit nga Saragozza në 1988 e në Spanjë qendroi për gati 20 vjet.
MADRID — Pasi coi Saragozza në Kupën Uefa në 1990, zëvendësoi Di Stefano në pankinën e Madrid, duke rikuperuar vende për tu renditur i treti. Në sezonin pasues, 91-91, u shkarkua në fund të fazës së parë me Real Madrid në vendin e parë në Liga.
‘DOBLETE’ ATLETICO — Pas një tre vjecari brilant me Oviedo, Antic u thërrit përsëri në Madrid, por nga Jesus Gil. E në 95-96, në sezonin e parë, solli doblete në Calderon, me Simeone si lojtar, duke u futur përgjithnjë në hall of fame colchoneros. Qendroi aty deri në 1998, por u thërrit edhe dy herë të tjera për të shpëtuar klubin. E bëri në 1999, por jo në 2000, kur Atletico, që e kishte nisur sezonin me Claudio Ranieri u përfshi nga problemet me drejtësinë të Jesus Gil dhe u rrëzua në Segunda.
BARCELONA — Pas një tjetër kalimi tek Oviedo erdhi thirrja e Barcelonës, për të zëvendësuar në gjysëm të sezonit Luis van Gaal, me katalanasit 3 pikë larg zonës së rënies. Antic bëri mirë, por në fund të sezonit, 2003, ishin zgjedhjet: fitoi Joan Laporta që kishte ide të tjera. Prej aty Antic shkoi tek Celta e në 2008 u thirr nga kombëtarja serbe që e udhëhoqi në Botërorin 2010, i eleminuar në grupe. Më pas disa eksperienca në Kinë, e fundit në 2015. Antic ishte kthyer në Madrid ku punonte për Cadena Cope, si opinionist i vlerësuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *