• |
ide | kryesore

“Messi tek Inter e mundur, emergjenca ndryshoi gjithçka”: njeriu që i rrëmbeu Fenomenin entuziazmon tifozët

Sport



“Messi tek Inter nuk është ëndërr e ndaluar, situata aktuale i ka hapur letrat”. Massimo Moratti, njeriu që si president i Inter i dhuroi tifozëve goditjet e merkatos më entuziazmuese në 25 vitet e fundit në historinë zikaltër (e që pikërisht nga Barcellona solli në Milano kampionë si Ronaldo e Eto’o) e con fjalën aty, jo si provokim, por si një rrjedhë logjike . E kështu, duke folur për Radio Anch’io lo Sport në Radio Rai, ish-pronari zikaltër (tani “këshilltar” i Suning e Steven Zhang) argumenton: “Besoj se nuk është fare e ndaluar, nuk ishte as para kësaj fatkeqësie. Ndërsa tani… Messi është në fund të kontratës e sigurisht që do të ishte një sforco nga ana e shoqërisë për ta marrë në Milano. Nuk e di nëse situata aktuale e ndryshon pozitivisht apo negativisht këtë objektiv, por tani letrat janë të hapura. Duhet edhe të mos jemi oportunistë të ekzagjeruar për të përfituar nga situata, por besoj që në këtë nivel është mundësia për të parë gjëra të cuditshme në fund të vitit”.

Një kundërsulm i Inter, pas insitimit të katalanasve për ti marrë italianëve Lautaron, krejtësisht e stilit moratian që hipotezon një këmbim të jashtëzakonshëm: “Lautaro është një djalosh i shkëlqyer, kujdeset shumë për karrierën e tij e kështu është e drejtë që tifozët e duan. Duhet parë nëse nuk do të futet në atë që thashë më parë, të shkëmbehet në një operacion më të rëndësishëm për të arritur tek Messi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *