Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të cilat duhen ditur në lidhje me koronavirusin, përndryshe ka rrezik. Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
“FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga #koronavirusi i ri NUK do të thotë se do ta kesh sëmundjen për jetë.
FAKT: Ekspozimi ndaj diellit ☀️ apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C NUK e parandalon COVID-19.
FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm NUK e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme” – shkruhet në faqen e OBSH-së në Facebook.
e parandalon e nxehta qe cke me te. po nejse ne jemi me fat qe jemi ne obsh. rroft obsh.
se mos na shoqerojne gjith jeten sic,kemi nje flutur qe eshte desantuar 35 vite me pare ne shqiperi quhet flutra amerikane ,dhe qe atehere e shohim te perhapur ne mana qershi dardha kumbulla e tj kur ajo rishfaqet cdo vit ne maj pas dates 20 dhe qershorin thuajse na prish prollimet e ketyre pemeve