• |
ide | kryesore

PD: Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën për nivelin real të përhapjes së Covid-19

Lajme, Të fundit



Për Partinë Demokratike lufta me koronavirusin fitohet vetëm duke rritur numrin e testimeve. Në një dalje për mediat, përfaqësues i PD, Gazmend Koduzi tha se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën për nivelin real të përhapjes së virusit.

Deklarata e Gazmend Koduzit

Këto ditë e gjithë bota flet për një mënyrë efikase për të fituar mbi virusin. Testimi masiv i qytetarëve është rruga e duhur, por qeveria e Shqipërisë refuzon të flasë për këtë çështje.

3 javë pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19, është provuar statistikisht se sa më shumë testime bëhen, aq më shumë rritet zbulimi i personave të infektuar.

Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Në mënyrë të përsëritur, Partia Demokratike I ka kërkuar qeverisë t’u shpjegojë shqiptarëve:

o Pse vazhdon të mbajë të ulët numrin e testimeve?

o Pse ne e dimë sa testime dhe pajisje të tjera testuese ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia dhe nuk e dimë çfarë kapaciteti ka Shqipëria për të testuar qytetarët e saj?

o Pse në Shqipëri qeveria e ka përqendruar analizën për virusin vetëm tek një laborator i kontrolluar prej saj?

Refuzimi i qeverisë për të bërë transparencë, për të informuar qytetarët shqiptarë dhe për të rritur numrin e testimeve lë vend vetëm për dy alternativa:

ose qeveria nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë,

ose numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit.

Nëse e para është paaftësi, e dyta është një akt kriminal dhe i dënueshëm, që vë mbi të gjitha interesin politik të kryeministrit dhe jo interesin publik të qytetarëve

Me keqardhje, edhe si mjek në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve.

Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet.

Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!



4 Comments

  1. Ndrroni diskun , nqs keni mundesi ndihmoni ata qe ju kane votuar e ju kane lene te beheni miioner , gjeni aleat mblidhni fonde e cojini njerezve tuaj ato qe i duhen per te mbijetuar , keni gati 650 mije vota te deklaruara , keni apo jo pergjegjesi per njerezit tuaj , apo perdite me nji vrime do i bini kavallit

  2. O shqupiste idiote. A e dini sa kushton nje test? Po pse more budallenj kerkoni qe te testohen njerezit duke shpenzuar qindra mijra euro qe do i hiqen koncesionit te ketch up, koncesionit te sterilizimit, koncesionit te inceneratoreve? Po pse o budallenj mendoni qe te behet Unaza e re me me pak se 20 milione euro/km? Po ku do i coni pasurite e Shqiperise, ne disa teste pa vlere? Ikni andej o hajvane se nuk eshte testimi qe shperin jete, por eshte ketch upi me shumice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *